“Kemi bërë hapa të sigurt”, Resuli flet në prag të duelit me Kroacinë: Djemtë do japin shpirtin dhe zemrën

Shqipëria e Futsallit do të luajë nesër në mbrëmje në Feti Borova ndeshjen e pestë të fazës së grupeve të Kampionatit Europian të Futbollit të Sallës. Për herë të parë skuadra jonë Kombëtare ka arritur në 24 skuadrat më të mira të Europës dhe është përfaqësuar denjësisht në një grup me liderat e futsallit si Kroacia dhe Ukraina. Kuqezinjtë vijnë në këtë grumbullim pas fitores së ndeshjes së fundit me Danimarkën në Tiranë.

Përpara kësaj ndeshjeje, trajneri Erind Resuli, ka folur për fshf.org ku është ndalur te vështirësitë që pati kjo fazë në grupe e Europianit, prag ndeshjen me Kroacinë dhe të ardhmen e kësaj skuadre. “Kemi përballë Kroacinë në këtë ndeshje të rradhës, një skuadër që është në 6 të parat e Europës. Një skuadër që është kualifikuar për në finalet e Europianit. Janë një ekip profesionist, shumë i fortë, me një përbërje ku spikasin lojtarë që luajnë në Spanjë e Itali. Në ndeshjen e parë në Varazhdin bëmë një paraqitje të mirë, ve?anërisht në pjesën e parë, por diferenca doli në pjesën e dytë ku gjëndja fizike rëndohet. Ky është sport ekspresiv ku gjëndja fizike është vendimtare në pjesën e dytë dhe aty u bë diferenca. Ne mendoj se bëmë një përfaqësim të mirë kundrejt këtij ekipi. Të shohim tani ndeshjen e dytë në Tiranë, sepse ?do fushë ka karakteristikat e veta. Jemi në fushën tonë, përgjegjësia është pak më e madhe. Ne do japim maksimumin. E kam thënë që në fillim të këtyre ndeshjeve që kjo është hera e parë që ne vijmë në fazën e grupeve të Europianit, një herë e parë që e shkelim. Ne duhet të marrim maksimumin në ?do aspekt që të na shërbejnë për të ardhmen”.

Si paraqitet gjëndja e skuadrës në këtë prag ndeshje? “Këtë herë kemi më shumë mungesa se në ndeshjet e mëparshme. Sinqerisht duhet t’ju them se është një gjëndje që nuk mund ta parashikojë asnjë njeri. Ne në këtë moment akoma nuk dimë listën e saktë të lojtarëve që do të luajnë ndaj Ukrainës në transfertë, katër ditë pas Kroacisë. Lojtarë të dëmtuar, disa janë me Covid dhe disa të tjerë nuk kanë ardhur për shkak të karantinës në disa vënde europiane, si? është rasti i disa elementëve nga Italia. Disa lojtarë kanë klubet e tyre, punën, familjet, dhe i bie të qëndrrojnë 10 ditë në grumbullim, plus karantina në vëndet nga vijnë, i bie të rrezikojnë shumë duke parë që ndeshjet janë shumë afër. Gjej rastin të falenderoj të gjithë lojtarët që kanë pasur mundësi të vijnë, kanë sakrifikuar. Dua të përshëndes edhe ato që kanë pasur dëmtime ose kanë qënë me Covid sepse dëshirën e kanë pasur për të përfaqësuar Kombëtaren. Unë nuk kam dëshirë të justifikohem por situata është e tillë. Nga grupi pres që të japin maksimumin dhe të dalim pozitivisht. Kam besim te djemtë se ato do të japin shpirtin dhe zemrën në fushë. Rezultatin do ta përcaktoj fusha”.

E ardhmja e Kombëtares? “Kombëtarja e Futsallit ka bërë hapa të sigurta. Kur kam marrë drejtimin e skuadrës, kemi qënë shumë ulët në nivel dhe renditjen e përgjithshme. Jemi rritur shumë, kemi arritur të kalojmë turin e parë, Main Round dhe sot ku jemi në Elite Round, 24 skuadrat më të mira të Europës. Punët duhet të ndërtohen shkallë shkallë. Unë mendoj se kemi bërë hapa të sigurtë. Unë, stafi dhe lojtarët kemi bërë maksimumin. Në të ardhmen do të japim përsëri maksimumin për të arritur më lart“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *