“Nuk është për Napolin”, ish-futbollisti napoletan kritika për Rrahmanin: Ka bërë gabime në fushë

Napoli do të luajë nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, teksa përballë do të ketë një skuadër si Juventusi. Dilemat për formacionin që do të hedhë në fushë janë të mëdha, e sidomos kur flitet për repartin mbrojtës. Por sipas ish-lojtarit të Napolit, Alesandro Renika, nuk e mendon emrin e Amir Rrahmanit në mesin e 11 futbollistëve titullarë. Ish-mbrojtësi ka kritika për lojtarin dardan, të cilin e shikon si të papërshtatshëm për Napolin.

“Rrahmani nuk është skarco, por ai nuk është i përshtatshëm për Napolin për shkak të gabimeve që kam parë të bëjë në fushë. Maksimoviç ka një problem tjetër: rëniet e tensionit që janë më pak të dukshme kur ka Koulibalinë. Në Milano dhe Romë Maksimoviç luajti dy ndeshje të kushtueshme. Koulibali-Maksimoviç është çifti më logjik në pikëpamje të Juventusit. Manolas luajti një lojë të tmerrshme të shtunën, sepse është një muaj e gjysmë që nuk luan. I vetmi balotazh është Maksimoviç. Me 90% do të jetë çifti Koulibaly-Maksimoviç“, ka thënë Alesandro Renika./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online