E tregojnë shifrat/ Rei Manaj udhëheq Barcelonën B drejt La Liga2, lë pas edhe “Mesin e ri“ të katalanasve

Nëse në fillim të sezonit ermi i Rei Manajt do të lakohej në mediat spanjolle si lojtari që nuk mund të përshtatej dot me filozofinë e Barcelonës, tashmë gjërat kanë ndryshuar. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me ekipin B të katalanasve, ku marrëdhënia me golin është rritur ndjeshëm. Futbollisti 24-vjeçar po udhëheq Barcelonën B drejt La Liga 2 dhe këtë fakt e vërtetojnë edhe shifrat.

Në 30 golat e shënuar në total nga katalanasit, 9 prej tyre mbajnë firmën e Rei Manajt, që ka tundur rrjetën më shumë se çdokush tjetër në skuadër. Madje duke lënë pas edhe atë që konsiderohet si “Mesi i ri“ i Barcelonës, Aleks Kojado. Gjithashtu me 9 golat e shënuar deri më tani, Manaj mban vendin e dytë në listën e golashënuesve të kampionatit, ku sipër tij sheh vetëm Martinez me 12 gola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

One thought on “E tregojnë shifrat/ Rei Manaj udhëheq Barcelonën B drejt La Liga2, lë pas edhe “Mesin e ri“ të katalanasve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online