Vllaznia ka humbur klasiken e futbollit shqiptar. Shkodranët janë mposhtur me rezultatin 1-2 në “Loro Boriçi” nga Tirana. Pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i kuqebluve ka folur për mediat, ku ka vënë në dukje zhgënjimin e tij me skuadrën. Alban Xhaferi ka pranuar se ka pasur disa problematika financiare së fundmi, duke bërë që të ketë një vonesë 2 mujore me pagat. Sa i përket Brdariçit, presidenti i Vllaznisë jëp një mesazh të fortë, duke theksuar se askush nuk është i paprekshëm në këtë klub.
“Ishte një ndeshje shumë zhgënjyese. Pjesa e parë ishte një lojë e mirë, por në pjesën e dytë unë u zhgënjeva jashtëzakonisht, sepse ndoshta vura re një motivim jo të duhur të skuadrës për të luajtur dhe për të lu.ftuar deri në fund. Është një moment i vështirë për ekipin dhe ambiciet tona dihen se kush janë. sigurisht vështirësohen edhe më tepër me këtë rezutlat. Duhet të qetësohem idhe të bëjmë një analizë të thellë, sespe ekipi ka lojtarë kualitativë. Kemi disa ndeshej përpara që duhet ti vlerësojmë dhe duhet të shohim të gjitha mundësitë si të ndryshojmë në mënyrë që të arrijmë rezultatet pozitive.
Vllaznia ka pasur probleme financiare. Ka probleme të trashëguara siç dihet, një borxh mjaft të madh me tatimet. Ditë për ditë po arrijmë të mbajmë balancat që Vllaznia të jetë e sigurtë në financat e saj dhe të mos penalizohemi për ato probleme që ka pasur më para. Duhet ta theksoj që ka pasur edhe disa vonesa të vogla me disa lojtarë. Nuk janë bërë disa pagesa, por çdo gjë po shkon drejt normalizimit. Nuk është ky problemi mendoj unë. Ne jemi ulur me çunat, kemi diskutuar. Ajo që ëshë më e rëndësishmja është që të gjejmë mekanizmin e duhur që lojtarë të jenë të motivuar dhe të lu.ftojnë deri në fund për objektivat.
Te Vllaznia ka pasur një problematikë gjithmonë për pjesën e pagave, ndoshta ka qenë edhe pjesa e bashkisë që janë vënë në dukje për shumë arsye. Kemi edhe ekipet të tjera që kanë edhe më shumë vonesa se Vllaznia, por nuk bëhet zhurmë. Dy muaj janë problemet me pagesat, por mendoj që brenda javës tjetër çdo gjë do të kthehet në normalitet, sepse kontratat e lojtarëve janë gjithmonë 1-vjeçare. Me disa lojtarë kam marrëdhënie të ndryshme dhe në fund fare gjithsecili do të marri atë që i takon.
A rrezikon Brdariç? Në këtë moment ne rrezikojmë të gjithë. Projekti është për të arritur disa objektiva. Nuk jemi të kënaqur dhe askush nuk është i paprekshëm te Vllaznia, derisa ekipi të gjejë atë ristartin e duhur për të përfunduar sezonin”, ka deklaruar Alban Xhaferi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/