VIDEO/ Spektakli nga këndorja ishte shkëndija e vetme në “San Siro”, Bajrami bën me dhimbje koke Rejën për Spanjën

Empoli ka humbur me shifrat 1-0 kundër Milanit, ndërsa si Bajrami, ashtu edhe Asllani, nuk mundën të ndihmonin skuadrën të dilte me pikë nga kjo transfertë tejet e vështirë. “Fantazisti” shqiptar tentoi mrekullinë nga këndorja në minutën e 51-të, e cila ishte edhe shkëndija e vetme e tij në “San Siro”. Në vend të harkimit për shokët e skuadrës, 22-vjeçari zgjodhi të bënte spektaklin, duke shënjestruar vetë portën. Megjithatë portieri reagon në mënyrën e duhur dhe shmang kështu golin.

Por loja nuk do të zgjaste shumë për Nedim Bajramin, i cili detyrohet të lërë fushën përpara kohe. Në minutën e 71-të mesfushori largohet duke çaluar. Një shenjë kjo aspak e mirë që shqetëson jo vetëm Empolin, por edhe Kombëtaren. Bajrami bën me dhimbje koke Rejën përpara miqësores së luksit kundër Spanjës, pasi mbetet për tu parë nëse do të jetë gati për sfidën me “furinë e kuqe”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online