VIDEO/ Bajrami nuk feston dot në “San Siro” dhe lë fushën duke çaluar, Milani fiton me vuajtje kundër Empolit

Ka përfunduar me rezultatin minimal 1-0 sfida mes Milanit dhe Empolit. Kuqezinjtë kanë marrë tre pikët me vuajtje, teksa vendosi ai gol mjaft i bukur i realizuar nga Kalulu në minuntën e 19. Titullar në këtë përballje të rëndësishme ishin edhe Nedim Bajrami së bashku me Kristjan Asllanin.

“Fantazisti” 22-vjeçar është një nga objektivat e kuqezinjve për merkaton e verës, të cilin sot kishin rastin ta shihnin nga afër në fushën e lojës. Megjithatë nuk pati festë në “San Siro” për Bajramin këtë mbrëmje, teksa i duhet që në minutën e 71-të të lërë fushën duke çaluar. Mbetet për tu parë gjendja e dëmtimit të lojtarit shqiptar. Ndërkohë, nga ana tjetër Asllani ka qendruar në fushë deri në vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online