“Këmbana” italiane për Gurin

Sindrit Guri ishte në nga lojtarët që spikati më së shumti në radhët e Kukësit në ndeshjet e Champions League. Sulmuesi shkodran u aktivizua si një mesfushor krahu dhe impresionoi jo pak me paraqitjen e tij. Menjëherë pas asaj ndeshje Guri mori një ofertë nga drejtuesit e Sherifit të Tiraspolit, të cilët paraqitën dhe një ofertë prej 100 mijë eurosh për Kukësin, por këta të fundit kërkojnë së paku dyfishin. Ofertat për 23-vjeçarin nuk ndalen me kaq, pasi një interesim vjen dhe nga Italia. Është skuadra e Mantovës, e cila militon në Seria C që e dëshiron shumë shkodranin. Edhe pse drejtuesit italian e pëlqejnë shumë sulmuesin, nuk janë të fuqishëm që të bëjnë një ofertë që të rivalizojë Sherifin. Mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e sulmuesit, megjithatë oferta e moldavëve duket një mundësi ideale për t’u futur në treg, por dhe për të siguruar një shumë ta lartë për një lojtar që në kampionat është aktivizuar vetëm në 5 ndeshje si titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online