Kejn bëhet “mbreti” i derbit Totenhem-Arsenal

Herri Kejn u bë golashënuesi më i mirë në historinë e përballjeve derbi Totenhem-Arsenal në Premier Ligë, me golin e barazimit shënuar sot, në sfidën e mbyllur 1-1 në “Wembley”.

Aron Ramsej shënoi për Arsenalin në minutën e 16-të,por Kejn barazoi me penallti në minutën e 74-t, pasi iu anulua një gol më herë, për pozicion jashtë loje.

Ishte goli i nëntë në po aq ndeshje kundër Topçinjve për Kejn, i cili në këtë mënyrë ka kaluar Emanuel Adebajor, i cili ka luajtur për të dy klubet dhe ka shënuar 8 herë në 13 derbi.

Ndërkaq, në të gjitha kompeticionet vetëm Adebajor dhe Bobi Smith, me nga 10 gola, janë mbi Kejn. Sulmuesi i Anglisë i ka shënuar 4 herë me penallti Arsenalit: vetëm Alen Shirer kundër Evertonit (7) dhe Sauthemptonit (5) dhe Stivën Xherard kundër Aston Vilës (5) kanë shënuar më shumë penallti ndaj një kundërshtari, në historinë e Premier Ligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *