Më në fund ka ardhur debutimi sezonal me ekipin e parë të Atletikos së Madridit për Keidi Baren.
Mesfushori i kombëtares sonë është aktivizuar nga minuta e parë në ndeshjen e Kupës së Mbretit në Elçe, mbyllur 1-1.
Një orë në fushë për Baren, i cili luajti si mesfushor i djathtë, duke marrë vlerësime mjaft pozitive në media pas ndeshjes.
Simeone ka konfirmuar se ka shumë besim tek shqiptari, i cili dje ishte një ndër dy të rinjtë që gjetën hapësirë në formacion.
Tani shpresa e Bares është që të luajë më shumë në ekipin e parë, por në janar nuk përjashtohet huazimi, për të fituar eksperiencë e minuta.