Alijev: Superiorja, e varfër dhe me kushte jo të mira

Sulmuesi i Kukësit rrëfen në vendin e tij kampionatin shqiptar: Te Kukësi gjërat shkojnë mirë, problemi më i madh është gjuha

E nisi ndoshta jo aty ku të gjithë prisnin, por sulmuesi azer Rauf Alijev ka shpërthyer në ndeshjet e fundit, edhe pse i ka nisur nga stoli takimet. Në 3 ndeshjet e fundit, 3 gola dhe tashmë të gjithë nga ai shohin një hije të Pejiç, që shënonte thuajse çdo ndeshje. Megjithëse është ende herët për të folur, Alijev nuk mund të mos bëjë të flitet dhe në vendin e tij, pasi ka qenë pjesë e përfaqësues. Për “Sportal.az” Alijev flet rreth aventurës së tij shqiptare, ku njeh Azerbajxhanin jo vetëm me Kukësin, por dhe futbollin shqiptar. Një krahasim me vendin e tij, por dhe rreth përfaqësueses që nuk po grumbullohet më.

Jeni pjesë e Kukësit, një skuadre shqiptare, si po shkon aventura juaj atje?

Falënderoj zotin që po arrij të shënoj në vazhdimësi. Goli është gjëja më e rëndësishme për një sulmues. Një sulmues ndihet mirë dhe i qetë kur arrin që të gjejë rrugën e rrjetës. Po ashtu unë fitoj më shumë vetëbesim për goditjet e mia. Është një faktor shumë i rëndësishëm për mua që të arrij të shënoj.  

-Kampionati ka nisur prej disa kohësh, mund të na thoni si është situata në planin financiar te Kukësi?

Situata e përgjithshme në klub është mjaft e mirë. Situatën financiare të skuadrës mund ta konsideroj normale. Në Shqipëri tre skuadra kanë qëndrueshmëri ekonomike: Partizani, Skënderbeu së bashku me Kukësin. Nëse e krahasojmë me klubet e Azerbajxhanit, klubet janë më të varfra dhe kushtet janë më të këqija.

– Çfarë diferencash të tjera ka mes futbollit në Azerbajxhan dhe atij në Shqipëri?

Normale që çdo kampionat ndryshon. Ka mjaft ndryshime mes futbollit të azer dhe atij shqiptar. Në Azerbajxhan skuadrat preferojnë më shumë lojë kolektive, ndërsa në Shqipëri përgatitja fizike duhet të jetë gjithnjë në nivele shumë të larta. Skuadrat luajnë fort dhe preferojnë futbollin luftarak. Po ashtu në Shqipëri ka më shumë tifozë, pasi skuadrat shqiptare përfaqësohen më shumë rajone. Ne udhëtojmë në shumë rajone.

– Po afron merkatoja dimërore. Keni menduar të ndryshoni skuadër, për të shkuar diku jashtë Shqipërisë?

Po luaj mjaft mirë dhe jam mjaft i fokusuar. Dua që të shkoj në një skuadër dhe kampionat më të fortë. Së pari, duhet të shoh kontratën.

-Gjuha duket një problem i madh për ju…

Problemi me gjuhën është vështirësia më e madhe që kam. Meqë nuk e njihja anglishten më parë, e kam shumë të vështirë komunikimin. Mundohem që të  mësoj aq sa mundem.

-Kalojmë pak te përfaqësuesja, ka përfunduar dhe një tjetër raund i kualifikueseve. Si i vlerësoni këto eliminatore të skuadrës, ju që e keni ndjekur nga jashtë?

Ne morëm 6 pikë me San Marinon, Norvegjinë dhe Republikën Çeke, nuk mendoj se ka ndryshuar shumë. Thjeshtë, pak progres është bërë në lojë. Kjo ndodh sepse lojtarët luajnë në pozicionet e tyre. Nuk mund të them asgjë më serioze.

-Robert Prosineçki, nuk të preferon, është në gjendën e ditës…  

Prosineçki nuk më ka pasur në plane që nga dita e parë. Ai nuk më ka ftuar asnjëherë në përfaqësuese. Kur unë shënoja rregullisht në kampionat, ai deklaroi se Alijev nuk është në formë. Kjo tregon se Prosineçki nuk i interesoja unë. Ai fton lojtarë të cilët nuk luajnë në klubet e tyre dhe nuk më merr mua. Sytë i tij nuk u kthyen asnjëherë nga unë që ditën e parë që ka ardhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online