Lajme të këqija për Keidi Baren, i cili mori karton të kuq javën e shkuar në sfidën mes Atletiko Madrid B dhe Deportivo La Korunja B.
Mnesfushori i kombëtares shqiptare e teproi në atë takim, sepse në fillim të ndeshjes ofendoi rëndë, me sharje banale nga nëna, arbitrin e takimit, i cili e përjashtoi me karton të kuq dhe shënoi gjithçka në raportin e ndeshjes.
Komisioni i Disiplinës e ka dënuar sot me 8 ndeshje fierakun, si dhe me një ndeshje pezullim për kartonin e kuq, që do të thotë 9 ndeshje mungesë. Sezoni aktual merr fund, por edhe sezoni i ardhshëm do të nisë me pezullim për Baren, i cili duhet të nxjerrë mësime nga kjo histori, sepse në nivele kaq të larta nuk tolerohen sjellje të tilla rrugaçërore, aq më shumë që bëhet fjalë për një futbollist të ri, që synon të luajë rregullisht në ekipin e parë.