Katër vite nga nata e Beogradit, Ballist Morina uron ditëlindjen

Katër vite më parë Kombëtarja e Shqipërisë zbriste në Beograd, për të luajtur një ndeshje që nuk përfundoi. Në minutën e 42-të një flamur fluturoi në qiellin e Serbisë, që i tërboi tifozët vendas, të cilët për pak sa nuk e kthyen në një tragjedi atë mbrëmje. “Kafshët dolën nga kafazi”, u shpreh trajneri i atëhershëm Xhani De Biazi, në seancën e dëgjimit në KAS pak muaj më vonë. Ai flamur, i dizenjuar me aq shumë kujdes nga Ismail Morina, ose i njohur ndryshe si Ballisti, ishte një nga motivet që i bëri krenar shqiptarët aq shumë sa festa ishte e madhe rrugëve të Shqipërisë.

Në fund, pas shumë muajsh dyerve të gjykatave drejtësia u vu në vend, pasi Shqipëria fitoi në tavolinë 3-0 dhe në fund të atyre kualifikueseve fituam një biletë për në kampionatin Europian. Sot, katër vite më vonë, ajo vepër madhështore mbahet mendja nga të gjithë dhe vështirë se do të harrohet dhe për shumë vite.

Ballisti rrezikoi dhe jetën pas asaj ngjarje, pati shumë probleme me drejtësinë, por tashmë është i sigurt dhe pranë familjes së tij. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” kuksiani i uron të gjithë për ditëlindjen e katërt të shpalosjes së atij flamuri. Për ta kuptuar të gjithë, urimi është bërë në shqip, anglisht dhe në italisht.

https://www.facebook.com/T14T07KZ303/photos/a.1489325041348056/2178215475792339/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *