Kategoria e Parë, Renditjet/ Tripletë për 6 minuta në fitoren e çmendur të Lushnjes, Dinamo i arratiset fundit

0

Janë mbyllur edhe takimet e Kategorisë së Parë. Në të kundërt nga pjesa e parë, në të dytën janë rezervuar gola me shumicë. Besëlidhja ka mposhtur kryesuesit e Kastriotit me shifrat 2-0, duke hipotekuar kështu vendin e dytë që të siguron play off për në Superiore. Ndërkohë në fazën play off të Grupit B, Apolonia e ngjitur në elitë ka barazuar në shtesë ndaj Pogradecit, që humb vendin e dytë.

Në krahun tjetër Lushnja e Ilir Gjylës ka fituar me shifrat e çmendura 3-5 në transfertën me Besën. Camko do të tregohej i pabeueshëm, duke përmbysur shifrat me tripletën e tij të realizuar brenda vetëm 6 minutave. Fitoren e ka gjetur edhe Dinamo në Play out të Grupit B, duke shkuar kështu në vendin e 3-të dhe i arratiset fundit të tabelës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Play off, Kategoria e Parë, Grupi A

Besëlidhja – Kastrioti 2-0 | Hoxha 79’, 90‘+2‘ (p)

Korabi – Erzeni 3-0 | Skuka 62‘, Skuta 70‘ (p), Mziu 90’+4′

Play off, Kategoria e Parë, Grupi B

Apolonia – Pogradeci 2-2 | Zogaj 25’ / Dragoj 45’, 72’

Besa – Lushnja 3-5 | Conceicao 37’, 70’ (p), Hoxha 90’+2’ / Mezini 9’, 85’, Camko 71’, 73’, 77’

Play out, Kategoria e Parë, Grupi A

Burreli – Dinamo 0-1 | Kolgega 70’ (p)

Egnatia – Veleçiku 0-0

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.