Kategoria e Parë, Play Out/ Pogradeci befason dhe shkon në Kategorinë e Dytë, fitore e madhe për Orikun dhe Turbina nuk zhgënjen me Devollin

Në Kategorinë e Parë janë luajtur edhe ndeshjet e Play Out që kanë përcaktuar skuadrat që do të vazhdojnë më tej. Befasia më e madhe ka ardhur nga ndeshja mes Pogradecit dhe Orikut. Vendasit ishin në Kategorinë e Parë dhe do të përballeshin me Orikun që vinte nga e dyta.

Qejvani në të 25 dhe Caushaj në të 38 do t’i jepnin avantazhit e dy golave Orikut. Nga krahu tjetër, Pogradeci shkurtoi diferencat me Vierën në të 73, por nuk arriti të barazonte. Me këtë rezultat, Pogradeci shkon në Kategorinë e Dytë në sezonin e ardhshëm ndërsa Oriku ngjitet në të parën.

Ndërkohë Turbina e ka mbajtur petkun e favoritit me Devollin deri në fund. Vendasit arritën të fitonin me shifrat 1-0 falë golit të realizuar nga Vidal në të 90. Me këtë fitore Turbina vazhdon të qëndrojë në Kategorinë e Parë, ndërsa Devolli humb mundësinë e artë dhe qëndron sërish në Kategorinë e Dytë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *