Kategoria e Parë vijon garimin, teksa të shtunën e të dielën zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së parë. Në grupin A Vllaznia kryeson bindshëm dhe do tentojë të thellojë diferencën me rivalët. Kuqeblutë luajnë në transfertë me Ilirinë e Fushë-Krujës dhe synimi janë tre pikët.
Edhe Dinamo e Erzeni luajnë jashtë fushës së tyre. Blutë përballën me Burrelin në stadiumin “Liri Ballabani”, kurse shijakasit me Vorën. Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Korabit dhe Besëlidhjes në Peshkopi. Të gjitha takimet zhvillohen ditën e shtunë prej orës 14:00.
KATEGORIA E PARË – JAVA 9
E shtunë, më 10 nëntor 2018, ora 14:00
Vora-Erzeni
Shënkolli- Veleçiku
Iliria- Vllaznia
Burreli-Dinamo
Korabi-Besëlidhja
Apolonia-Egnatia është ndeshja e veçuar nga të tjerat dhe do të luhet ditën e diel. Të shtunën Besa do kërkojë të ruajë kreun dhe për këtë duhet të mposhtë Turbinën në trasnfertë. Bylisi ndjekës synon fitoren kundër Orikut, një ekip që po bën mirë këtë sezon.
Pogradeci ka një transfertë të vështirë në Lushnjë, ndërkohë që Tomori do kërkojë të ringrihet dhe ka mundësinë të marrë pikët e plota. beratasit luajnë në transfertë me Elbasanin, që renditet në vendin e fundit dhe deri më tani ka grumbulluar vetëm një pikë.
E shtunë, më 10 nëntor 2018, ora 14:00
Elbasani- Tomori
Turbina-Besa
Lushnja-Pogradeci
Bylisi-Oriku
E diel, më 11 nëntor 2018, ora 14:00
Apolonia- Egnatia