Kategoria e Parë nis me goleadë, Vora shkatërron Besën në ndeshjen hapëse

Ditën e sotme ka ngritur siparin Kategoria e Parë. Vora ka matur forcat me Besën e Kavajës në ndeshjen hapëse. Java e parë e Kategorisë së Parë ka nisur me goleadë, teksa skuadra e porsa ngjitur nga Kategoria e Dytë ka shkatërruar Besën me rezultatin 4-2.

Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë 1-1, me golat e Raboshtës në minutën e 27 dhe të Mezanit në të 29-n. Ndërkohë pjesa e dytë foli krejt ndryshe. Vora gjeti rrugën e rrjetës edhe 3 herë të tjera (57′, 60′, 76′) duke vulosur një herë e mirë fitoren e parë në kampionat. Besa kundërpërgjigjet në minutën e 94-t, por pa mundur të ndryshojë fatin e ndeshjes. Ekipi i Vorës ka bërë investime të rëndësishme brenda klubit, duke synuar ngjitjen për herë të parë në Superiore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online