Kategoria e Parë: Ditë kupe në Shkodër, finale në Elbasan e Shënkoll

Kategoria e Parë mbyllet këtë fundjavë. Sot prej orës 16:00 zhvillohen shtatë përballje dhe do të mësohen edhe skuadrat që do të shkojnë në “play-out”. Sikurse dihet, Tomori e Vora kanë rënë në Kategorinë e Dytë, kurse Vllaznia e Bylisi do të garojnë sezonin e ardhshëm në Superiore.

Shumica e ndeshjeve do të jenë për të respektuar kalendarin. Në Grupin A, Dinamo-Besëlidhja dhe Vllaznia-Erzeni janë përballjet në pesëshen e parë, kurse në “play-out” pritet me interes Shënkolli-Veleçiku. Lezhjanët mund të shpëtojnë direkt nëse mposhtin koplikasit. Iliria duket e shpëtuar, duke pasur parasysh që pret në shtëpi Vorën e rënë nga kategoria.

Në Grupin B Bylisi do kërkojë të festojë ngjitjen në Superiore me një fitore ndaj Besës, skuadrës me të cilën rivalizoi për kreun këtë sezon. Ky takim luhet nesër. Në Orikum vendasit presin Egnatian, kurse Lushnja e ka mbyllur kampionatin për këtë sezon. Tomori-Pogradeci në pesëshen e dytë është një shëtitje, kurse Elbasani-Turbina është vendimtare për skuadrën që do të luajë ndeshje shtesë për mbijetesën.

KATEGORIA E PARË – JAVA 26
E shtunë, 18 maj 2019, ora 16:00

Grupi A | Play-off
Dinamo-Besëlidhja
Vllaznia-Erzeni
Korabi pushim

Grupi A | Play-out
Shënkolli-Veleçiku
Ora 16:00 | Iliria-Vora
Burreli pushim

Grupi B | Play-off
Oriku-Egnatia
Bylis-Besa (Të dielën)
Lushnja pushim

Grupi B | Play-out
Tomori-Pogradeci
Elbasani-Turbina
Apolonia pushim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online