Zhirona, ekipi modest nga Katalunja, që këtë vit është ngjitur pa zhurmë në La Liga, ka mundur sot bujshëm 2-1 Realin e Madridit. Katalunja kthehet në makth për Realin, sepse armiku i madh është Barcelona, por tashmë edhe Zhirona i lë një kujtim të hidhur, duke e mundur dhe duke bërë që titulli të duket në rrugë e sipër drejt Barcelonës.
Një humbje shqetësuese, sepse vetëm Isko duket ai i zakonshmi, në nivel spektakolar dhe autor i golit të avantazhit pas 12 minutash.
Pjesa tjetër, një kopje e shëmtuar e Realit kampion Europe, ku as Ronaldo nuk bën diferencën.
Disfatë e rëndë, që duhet analizuar thellë dhe urgjentisht, sepse nuk ka asnjë justifikim për një humbje ndaj një skuadre debutuese, që në minutat 54 e 58 gjeti golat e fitores me Stuanin e Portun, ndërsa Reali bënte sehir.
dihet nuk ka si barcelona nje super ylle qe shendrite qe kur hune ne fushe dhe ky eshte LEO MESSI tribekusi dhe taktikishe i mrekullushem kerkushe ne bote si ky fotbuller dhe ku quhet vertete futboler i klasit me te larete ose vertete qendron me larte nga te gjithe lojtaret e tjere ne kete rruzull toksore te futbollit MESSI MESSI DHE vetem LEO MESSI cao nga FRANCA …