Shkëndija nis “arratisjen” e madhe, Rabotniçki fluturon me “ish”-in e Skënderbeut

Nuk po mban ndonjë ritëm fantastik, por Shkëndija po bën aq sa i duhet për të nisur shkëputjen në krye të renditjes së kampionatit maqedonas.

Sot skuadra nga Tetova ka arritur një fitore me shumë vlera, duke mundur Pobedën në Prilep me rezultatin 2-0.

Golin e parë Shkëndija e realizoi vetëm pas 11 minutave lojë, kur kapiteni Ferhan Hasani e shndërroi në gol një penallti, ndërsa pas një dominimi të gjatë, sulmuesi kryesor Besart Ibraimi shënoi edhe golin e dytë, në fundin e takimit.

Fitore e madhe, edhe për faktin se kundërshtari i tyre i drejtpërdrejtë për titullin e kampionit, Vardari  u ndal me barazim në transfertë ndaj Sileksit.

Pas kësaj fitore Shkëndija me 31 pikë kryeson renditjen, ndërsa Vardari me 20 pikë dhe dy ndeshje më pak renditet në vendin e tretë.

Ndërkaq, Rabotniçki fitoi derbin kundër Shkupit 1-0, me golin vendimtar që u shënua nga sulmuesi 20-vjeçar nga Nigeria, Xhefri Çarls. Është goli i katërt për talentin që është në pronësi të Skënderbeut dhe është huazuar në Shkup në kuadër të transferimit të Sahitit në Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online