Kastrioti për rekorde, Nikaj: Të vazhdojmë kështu

“Ekipi i ka mundësitë të mposhtë çdo kundërshtar, duke qenë se krahas cilësive të çdo individi, ka harmoni në grup”

Bujar Balliu

Në Kategorinë e Parë të këtij sezoni ka një ekip me rekorde që është Kastrioti i Krujës. Ekipi i drejtuar nga trajneri Samuel Nikaj, pas 9-të ndeshjeve nuk ka asnjë humbje, ai asnjë skuadër e të dyja grupeve. Kjo nuk është rastësi, por meritë e presidencës, apo dhe stafit teknik si dhe lojtarëve, të cilët kanë bërë të mundur që në javët e fundit, në takimet në shtëpi, por edhe në transferua të kenë mbështetje të madhe edhe nga tifozët e tyre.

BURRELI – Kastrioti do të kërkojë që edhe në sfidën e radhës ndaj Burrelit të vazhdojë rrugën e sukseseve ashtu si në fazën e parë të kampionatit, ku krutanët nuk kanë pësuar asnjë humbje dhe kanë arritur shtatë fitore dhe vetëm dy barazime. Tekniku i krutanëve Samuel Nikaj, në një prononcim për “Sport Ekspres” e cilëson një ecuri mjaft të mirë atë të fazës së parë, dhe synon që edhe në fazën e dytë skuadra të bëjë paraqitje akoma më bindëse. “Realisht kemi bërë një fazë të parë mjaft të mirë, dhe aktualisht jemi në vendin e parë që e kemi mëse të merituar. Kemi mbyllur një fazë të suksesshme dhe synojmë që të njëjtin sukses ta vazhdojmë edhe në fazën e dytë, do vazhdojmë të kërkojmë vetëm tre pikë në çdo takim duke filluar që nga ndeshja e radhës ndaj Burrelit. Ekipi i ka mundësitë të mposhtë çdo kundërshtar, duke qenë se krahas cilësive të çdo individi, ka harmoni në grup dhe gjithsecili gëzon një formë optimale. Ky fakt më gëzon, dhe më bind për një ecuri akoma më të kënaqshme në fazën e dytë se sa në fazën e parë. Kjo skuadër është e ndërtuar për një qëllim dhe nëse do të duam ta realizojmë, duhet të qëndrojmë me “këmbë në tokë”, dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një”, deklaroi fillimisht trajneri.

AFRIMET – Grupi i trajnerit Nikaj, sigurisht për performancën që ka treguar është më i miri, por natyrisht për ambiciet që ka skuadra krutane, do të ketë edhe merkato, duke qenë se dalëngadalë po “troket” Trajneri Samuel Nikaj, i pyetur nëse skuadra ka nevojë për afrime ose jo është shprehur: “Nuk është se kemi nevojë urgjente për merkato, por gjithsesi do të shohim ndonjë përforcim në janar, për të qenë të kompletuar në çdo drejtim, pasi kampionati është i gjatë”.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online