Kastrioti nuk ndal stërvitjen, Plori pret 4 afrikanë

Kastrioti vazhdon fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë. Ekipi i trajnerit Elvis Plori po stërvitet fort para fillimit të kampionatit më 19 gusht. Krutanët ishin ndër skuadrat e para që nisën përgatitjet, pasi tekniku shkodran e di mjaft mirë që duhet shumë punë për të përballuar Superioren dhe të gjejë kompaktësi me një ekip të ndërtuar nga e para.

Numri një i stolit stërviti sot lojtarët në një nga parqet e qytetit. Bëhet fjalë për ushtrime atletike dhe aerobike. Ekipi duket se po merr formë dita-ditës, por do të ketë ndërhyrje të tjera në “rozën” e skuadrës.

Plori pret afrimin e 4 afrikanëve të tjerë me skuadrën. Lojtarët e pozicioneve të ndryshme do t’u bashkohen krutanëve në Bullgari. Tekniku do t’i mbajë në vëzhgim dhe shpreson që të gjejë ndonjë futbollist që ja vlen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online