Kastrioti njeh veç largime. Krutanët kanë zyrtarizuar edhe tre largime të tjera ditën e sotme dhe kështu në mënyrë zyrtare numri i lojtarëve që nuk do të jenë pjesë e kësaj skuadre për pjesën e dytë të sezonit shkon në nëntë.
Kështu, ish-kapiteni Vilson Lila dhe mesfushorët Xhynejt Çutra dhe Sokol Mziu do të duhet të kërkojnë skuadra të tjera në vijim. Klubi krutan ka dalë me njoftim dhe i falënderon ata për kontributin e dhënë.
“Ka përfunduar me konsensus marrëveshja mes Kastriotit dhe futbollistëve, Sokol Mziu, Xhynejt Çutra dhe Vilson Lila. Klubi i falënderon për kontributin e dhënë me fanellën e Kastriotit dhe ju uron suksese në karrierë”, shkruhet në deklaratën e klubit krutan.
https://www.instagram.com/p/Br2h6zSldju/?utm_source=ig_web_copy_link