Kastrioti me “aleat” të fortë, njoftimi i fundit

Kastrioti po tenton të sigurojë mbijetesën në Kategorinë Superiore dhe për ta nuk është e lehtë, duke parë se si ka shkuar kampionatit deri më tani. Gjithsesi krutanët nuk dorëzohen dhe një fitore sot me Kukësin do ta mbante në rrugën e duhur skuadrën e drejtuar nga Bledar Devolli.

Gjirokastriti nuk ka në dispozicion sot mbrojtësin Dajen Shehi, ndërkohë që edhe Jurgen Vatnikaj nuk është në gjendje ta nisë nga fillimi. Drejtuesit nga ana tjetër kanë menduar t’i shkojnë në ndihmë ekipit duke vendosur që hyrja në stadium të jetë falas për tifozët.

NJOFTIMI – “KS Kastrioti njofton të gjithë tifozët që për ndeshjen e sotme #Kastrioti-Kukësi. Hyrja në stadium do të jetë #falas. Ekipi ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen tuaj, ndaj mos mungoni në këtë ndeshje të rëndësishme…”, shkruhet në njoftimin e klubit krutan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *