Kastrioti i papërmbajtshëm, zyrtarizon edhe tre

Borshi, Boci e Malindi edhe me “vulë” pjesë e krutanëve për sezonin e ardhshëm

Bujar Balliu

Krutanët duan që ta kenë gati ekipin gjatë fazës përgatitore e cila do të zhvillohet në qytetin e freskët të Pogradecit pak ditë më vonë, ndaj edhe tratativat janë duke avancuar më shumë futbollistë cilësorë që janë në listën e krerëve më të lartë të klubit. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe ndonjë goditje të bujshme, megjithatë ka ende kohë deri në limitin e tregut të futbollistëve në vendin tonë.

ZYRTARIZIMET – Në kuadër të merkatos, dje janë mbyllur edhe në rrugë zyrtare bisedimet me futbollistët Ergi Borshi, Enco Malindi dhe Alis Boci që kanë nënshkruar edhe kontratat. Kujtojmë që të tre lojtarët e sipërpërmendur, kishin ditë që ishin në bisedime me drejtuesit e Kastriotit. Mirëpo, dje duket se është mbyllur gjithçka dhe sezonin e ardhshëm të tre futbollistë që kanë eksperiencë edhe në superiore do të përfaqësojnë ekipin krutan. Shkodrani Borshi pasi ka rënë dakord me krerët e klubit, dje i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës në seancën stërvitore të pasdites.

AFRIMET – Me konfirmimin edhe të këtyre tre lojtarëve, Kastrioti e çon në 6-të numrin e futbollistëve që janë bashkuar skuadrës këtë sezon ku ditë më parë arritën akord edhe Albert Caca, Sokol Mziu dhe Klajdi Kuka. Me këto afrime cilësore, krutanët renditen si skuadra kryesore që pretendon ngjitjen në superiore këtë sezon. Por, burime pranë klubit të Kastriotit theksojnë se merkato nuk do të ndalet këtu. Njëkohësisht, bisedimet vazhdojnë edhe me të tjerë lojtarë të njohur, me të cilët në ditët në vijim pritet të ketë zyrtarizime të marrëveshjes mes palëve. Sa i takon stafit teknik, konkretisht posti i trajnerit të portierëve vijon të mbetet bosh, por sipas njoftimit të klubit, deri ditën kur skuadra do të niset për fazë përgatitore në Pogradec, pritet që edhe ky post të jetë plotësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online