Kastrati kujtohet për të shkuarën, kthehet aty ku hodhi hapat e para

Edhe pse vetëm 19 vjeç, Lirim Kastrati është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së Lokomotivës së Zagrebit. Sulmuesi, i cili luan për përfaqësuesen e Kosovës ka shënuar plot 7 gola në 17 ndeshjet që ka luajtur këtë edicion në elitën e futbollit kroat.

Natyrshëm që në periudhë festash, Kastrati preferon që të kthehet në Kosovë, në vendlindjen e tij. Tani që është bërë një futbollist profesionist dhe që e pret një e ardhme e madhe, ai tregon se nuk do e harrojë rrugën nga ku ka ardhur.

Sot, 19-vjeçari ka vizituar mësuesen e tij të parë, por nuk ka harruar që të sillet si “babagjyshi” për fëmijët, të cilët kanë marrë dhurata nga lojtari i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *