Trajneri i Apolonisë, Ndriçim Kashami, është shfaqur mjaft i qetë dhe nuk ka pasur ndonjë ankesë duke folur në RTSH Sport, pavarësisht humbjes 5-1 ndaj Tiranës, që sipas tij ishte superiore dhe humbja pritej, Për Kashamin, mendja është te sezoni i ardhshëm, ndaj u luajt me një skemë shumë sulmuese.
“Nuk jam i pakënaqur nga skuadra, ajo zbatoi mirë detyrat taktike dhe i krijoi rastet e saj, por Tirana është superiore dhe na goditi me lojtarët cilësorë që ka në sulm.
“Të jem i sinqertë, jemi goditur në ndeshjen e fundit dhe motivimi i skuadrës ka rënë. Tani nuk kemi ndonjë nevojë për pikë dhe mund të garantojmë veç futboll të ndershëm, duke u munduar të evidentojmë lojtarë të rinj.
“Luajtëm futboll sulmues kundër Tiranës, duke rrezikuar në fazën mbrojtëse, por ky ishte synimi, sepse duam të ndërtojmë një skuadër me mentalitet sulmues për sezonin e ardhshëm”.