Kartoni i kuq në Kukës, Starova rrezikon 8 ndeshje

Zyrtarët e ndeshjes kanë mbajtur shënim në relacionin e tyre sjelljen e teknikut. Kodi i Disiplinës Sportive parashikon një dënim prej tetë sfidash dhe gjobë për sjellje të keqe në raste të tilla

Eraldo Harlicaj

Fitorja kundër Kukësit ishte një pikë kthese për skuadrën e Partizanit. Pas disa rezultateve negative radhazi të kuqtë kthehen te fitorja, dhe kjo duke shfaqur karakter të fortë, pasi arritën të përmbysnin rezultatin dhe të kthenin gjithçka në favor të tyre. Merita të mëdha për arritjen e suksesit ka edhe trajneri Sulejman Starova. Ai – edhe pse la pankinën që në minutën e 10-të, pas protestave për penalltinë – mbajti të karikuar skuadrën dhe iu dha direktiva zëvendëstrajnerit Klevis Dalipi duke përdorur drejtorët Haxhija dhe Tomori si urë lidhëse. Një gjetje edhe ky komunikim në radhën e klubit të kuq.
Fitorja kundër Kukësit bëri që Drejtori i Përgjithshëm Luçiano Moxhi të dilte në “Rubrikën Sportive”, në TVSH dhe të lavdëronte publikisht teknikun Starova. “Trajneri pas 10 minutash mori ndeshjen në dorë dhe kjo është e vërtetë. Starova nuk ka dje gabuar asgjë. Është një, që i bën shumë mirë punët në Superiore. Nuk ka gabuar asnjëherë asgjë në të gjitha javët që ka drejtuar. Thjesht tani po ecim mirë. Starova është mjeshtër. E njeh kampionatin, e kuptoi se dy qendërmbrojtësit e Kukësit janë të ngadaltë dhe aty sulmoi”, – u shpreh Moxhi.
Në të vërtetë, pa i mohuar meritat në drejtimin e skuadrës, Starova dje nuk ishte i pagabueshëm, pasi gaboi.
Numri një i stolit u përjashtua nga pankina e tij pas protestave të ashpra kundër arbitrit të ndeshjes Andi Koçi. 61-vjeçari ndoqi pjesën tjetër të ndeshjes nga dhomat e zhveshjes të ekipit të tij. Por, sa rrezikon Partizani të mbesë pa trajnerin Starova në krye të pankinës?
RELACIONI – “Sport Ekspres” mëson se zyrtarët e ndeshjes të së hënës, vëzhguesi Sokol Jareci dhe delegati Bujar Prexha së bashku me treshen e arbitrave kanë mbajtur shënim sjelljen e trajnerit Sulejman Starova. Në relacionin e dorëzuar pas ndeshjes në Federatën Shqiptare të Futbollit është shkruar edhe mbi sjelljen e teknikut Starova në rastin e daljes me karton të kuq dhe përjashtimin nga fusha. Komisioni i Disiplinës do të vendosë nëse sjellja e teknikut është brenda normave të lejueshme, apo konsiderohet si josportive.
SJELLJA E STAROVËS – Tekniku i kuq protestoi ashpër në rastin e akordimit të një faulle në favor të Kukësit, pas një ndërhyrje të Kalarit kundër Ethemit. Mbrojtësi në momentin që i largoi topin lojtarit të Kukësit ishte fare pranë pankinës dhe trajnerit Starova. Në momentin që Koçi ka akorduar faull, 61-vjeçari ka nisur me protestat kundër gjyqtarit kryesor dhe atij anësor. Në të njëjtin aksion u akordua edhe penalltia në dëm të Partizanit. Starova ka shkuar më tej me protestat dhe të gjithë futbollistët e Partizanit me të. Në fund të këtij momenti, gjyqtari Koçi e largoi nga fusha duke e përjashtuar nga stoli.
DËNIMI I MUNDSHËM – Në rast se sjella e Starovës kundër arbitrave konsiderohet si jo sportive dhe Komisioni i Disiplinës vendos ta dënojë, ai rrezikon jo pak. Sipas rregullores së FSHF-së, në Kodin e Disiplinës sportive, në rast se një person ushtron sjellje të keqe kundër zyrtarëve të ndeshjes dënohet minimalisht me 8 ndeshje pezullim, por bashkangjitur pezullimit mund të ketë edhe një gjobë nga 500,000 (pesëqind mijë) Lekë, deri në 1,000,000 (një milion) Lekë. Dënimi është i parashikuar në “Sjelljen e keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes”, në “Kodin e Disiplinës Sportive”. Shpjegimi i qartë paraqitet në nenin 49, pikë 2 dhe 3 të tij.

Çfarë thotë Kodi i Disiplinës Sportive?
Kodi i Disiplinës Sportive jep sqarimet për të gjitha dënimet e mundshme. Aty parashikohet sjellja e keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Neni 49, pika 2 parashikon edhe masat që mund të vendosen në rastet që ushtrohet sjellje e keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Neni 49, pika 2 e Kodit të Disiplinës Sportive
2. Kur personi që ushtron sjellje të keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes është trajner ose zyrtar i personit juridik, shoqatës, ose klubit ku bën pjesë ekipi përkatës, atëherë trajneri ose zyrtari dënohen si më poshtë:
a) të paktën 8 (tetë) ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes;
c) të paktën 24 (njëzet e katër) muaj për pështyrjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
3. Në çdo rast zbatohet edhe një dënim me gjobë me vlerë nga 500,000 (pesëqind mijë) Lekë, deri në 1,000,000 (një milion) Lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online