Cana: Shqetësuese të shohësh kaq shumë varësi nga bastet. E ardhmja, rinovim deri në një masë

Lorik Cana ishte i pranishëm sot në prezantimin e projektit “Gjithçka për fëmijët”. Pas ceremonisë, ish-kapiteni kuqezi foli për tema të ndryshme, duke u ndalur edhe te zgjedhjet e ardhshme në FSHF, duke komentuar deklaratën e djeshme të Igli Tares, i cili tha se duhej një ndryshim madhor, që i bën mirë futbollit., ndërkohë që shtoi se Shqipëria duhet të ndahet një herë e përgjithmonë nga hijet e trukimeve.

MOMENTI I CANËS – “Unë jam në një moment që kam shumë pak që e kam mbyllur me të luajturit futboll. Më duhet një kohë për të pushuar me njerëzit e mi dhe për t’u përgatitur për karrierën e mëtejshme. Nuk kam synime, sidomos afatshkurtër për t’u bërë kreu i Federatës apo në ndonjë institucion që lidhet me sportin. Por kjo nuk do të thotë që nuk angazhohem për të realizuar detyrat dhe qëllimet që kanë këto institucione, pasi unë kam qenë gjithmonë i përfshirë. Kam më shumë ambicie në aspektin profesional jashtë vendit, se sa këtu. Mundohem të jap kontribute të tilla, sidomos në promovimin e futbollit të fëmijëve. Nuk e njoh mjaftueshëm realitetin, karakteristikat, njerëzit, sidomos te sporti në vend, por ia di nevojat dhe mundohem të kontribuoj aty ku nevojat janë më të rëndësishme, si fëmijët”.

TARE – “Në Shqipëri ka shumë probleme. Ka shumë pengesa në pjesën e infrastrukturës. Nga ana tjetër, shoh njerëz që shohin shumë futboll që ty të bëjnë të ndihesh një lloj ngrohtësie. Në vendin tonë, çdo dy metra ke një pikë bastesh. Kjo të jep një ndjenj të keqe. Jemi shoqëruar në një shoqëri që e do sportin, por në disa raste marrim pjesë të këqija të saj. Shoqëria është bërë shumë pasive, duhen të rregullohen shumë gjëra.”

E ARDHMJA E FEDERATËS – “Duhen mbajtur njerëz që kanë përvojë, që të mbartin disa vlera nga e kaluara, si dhe për efekt të njohjeve që kanë pasur. Gjithashtu, duhet të mbështetemi te njerëz të rinj, të cilët e njohin dhe realitetin tonë, por kanë qenë edhe jashtë.  Është pjesë e rritjes sonë. Njerëzit e duhur në detyrat e duhura, kjo është pjesa më e rëndësishme. Nuk jam unë personi i duhur që mund të bëj ndryshime, Igli mund ta bëjë se ka më shumë përvojë dhe njohuri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online