Shehi beson: Pa tifozë e vështirë, por mund t’i mposhtim ukrainasit

Për kapitenin e Skënderbeut, ndeshja është shumë e vështirë, edhe pse kundërshtari është kualifikuar, por ka shanse për fitoren e parë në grup

Leonard Trebicka

Do të futemi në fushë për të treguar atë që dimë të bëjmë si skuadër. Atë që kemi bërë edhe në Kiev apo në fusha të tjera. Shpresoj shumë të dalim me pikë nga ky 90-minutësh, edhe pse është e vështirë, aq më tepër që do të luhet në një stadium krejtësisht të boshatisur, – ka theksuar dje mes të tjerash në një intervistë për Sport Ekspres kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi. Durrsaku beson shumë që skuadra e tij ka shanset e veta dhe do të bëjë çështë e mundur që ta fitojë këtë ndeshje. Ja intervista e plotë e Shehit dy ditë para ndeshjes:
Shehi, të enjte vjen Dinamo e Kievit. Si e prisni këtë ndeshje?
– Jo vetëm kjo me Dinamon e Kievit, që dihet kush është, por të gjitha ndeshjet në kompeticione të tilla janë të vështira. Me Dinamon e Kievit është ndeshje prestigji, sepse përballë kemi një kundërshtar shumë të fortë, kokën e grupit. Ndeshje të tilla duan vlerësim maksimal dhe e kemi bërë këtë deri tani. Kemi edhe një seancë të fundit dhe më pas besoj se do të jemi 100% gati.
– A mundet Skënderbeu të dalë me tri pikë nga kjo ndeshje?
– Do të futemi në fushë për të treguar atë që dimë të bëjmë si skuadër. Atë që kemi bërë edhe në Kiev apo në fusha të tjera. Shpresoj shumë të dalim me pikë nga ky 90-minutësh, edhe pse është e vështirë, aq më tepër që do të luhet me një stadium krejtësisht të boshatisur. Asnjëherë nuk është njësoj kur luhet me tifozë dhe kur luhet pa tifozë. Pas atij dënimi që morëm nga ndeshja me Partizanin e Beogradit, nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet ta pranojmë. Edhe për këtë jemi përgatitur, por do të na mungojë vërtet lojtari i 12-të”. Ndeshje të tilla për ekipin vendas, siç jemi ne, janë gjithmonë të vështira. Do të përpiqemi të japim më të mirën edhe për tifozët.
– Kalimi i grupit varet nga fitorja juaj, por edhe nga ndeshja tjetër
– Së pari duhet të bëjmë më të mirën në Elbasan Arena. Nëse do të dalim me tri pikë nga kjo ndeshje, do të pyesim si ka përfunduar ndeshja në Beograd. Dua të them se kemi shumë për të bërë në ndeshjen tonë. Nëse nuk ia dalim ne, çrëndësi ka rezultati i ndeshjes tjetër…
– Tri ndeshje njëra pas tjetrës shumë të vështira. Pas Dinamos së Kievit, luani në kampionat me Partizanin në transfertë dhe prisni Kukësin. Kalendar sfilitës, apo jo?
– Futbolli i tillë është dhe na duhet të përballemi me kundërshtarë vërtet të fortë. Janë ndeshje të vështira, por për ne më mirë që është kështu, pasi jemi mësuar me ritmin tonë. Gjithsesi, ti marrim një e nga një dhe them se do të bëjmë gabim, nëse mendojmë që tani për Kukësin apo Partizanin. Për kampionatin do të flasim pas së enjtes.
– A do të ndikojë në paraqitjen tuaj ai hap i gabuar me Kamzën?
– Me Kamzën barazuam një ndeshje, që për ne ishte e fituar. Në fund të fundit, kështu e ka futbolli. Kur po mendonim se do të vazhdonim me ritmin e fitoreve, lamë dy pikë në fushë tonë. Na erdhi keq për ato pikë që lamë, sepse mund ta shmangnim golin që pësuam. Gjithsesi, të shikojmë përpara, pa e kthyer kokën pas, sepse jemi të parët.
– Si është gjendja psikologjike e Skënderbeut përpara Dinamos së Kievit?
– Gjendja e skuadrës është e mirë. Të gjithë jemi shumë optimistë se mund tia dalim. Skuadra e ka vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje të rëndësishme dhe të gjithë do të japim 100% në fushë. Kemi edhe ne shanset tona në Elbasan Arena.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online