Karriera e vëllait të Arlind Ajetit që zgjodhi Zvicrën merr tatëpjetën, nuk e mbajnë dot as te Celtic

Sulmuesi shqiptar me pashaportë zvicerane, Albian Ajeti është larguar të paktën për 1 sezon nga kampionët e Skocisë, Celtic. Tashmë vëllai i Arlind Ajetit do të luajë në Superligën e Austrisë, tek skuadra e Sturm Graz. Kontrata e talentit shqiptar do të jetë huazim 1 vjeçar me të drejtë blerje në fund të sezonit, nëse Ajeti përmbushë objektivat me Sturm Graz.

25 vjeçari do të mbajë numrin e 9-të me skuadrën austriake. Kujtojmë që më parë ka luajtur për ekipe si Bazel, St Gallen, Augsburg dhe West Ham United në të cilat mori eksperiencën e duhur për të mbajtur numrin 9-të mbi shpinë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *