Nga 5-50 euro! Ekipi i Ilir Dajës nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e Europës ndaj Cluj, tifozët reagojnë ashpër kundër klubit

Ballkani arriti që të kualifikohej për herë të parë në grupet e Europës duke bërë historinë në Kosovë. Tashmë klubi ka bërë të ditura edhe çmimet e shitjes së biletave për ndeshjen e parë në Conference League që do ta zhvillojnë kundër Cluj.

Çmimi fillon që nga 5 euro që ndodhet në pjesën veriore dhe jugore të stadiumit, 10 euro në lidnje dhe 15 euro në perëndim, ndërsa 50 euro është shifra për zonën VIP. Këto shifra nuk i kanë pëlqyer aspak tifozëve të klubit që e kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre në faqen zyrtare, madje duke thënë se nuk do të vijnë për ta përkrahur Ballkanin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online