Kapiteni nuk e braktisi anijen! Berisha qendroi në stol edhe me temperaturën 39 gradë, Kombëtarja është një trup i vetëm me Silvinjon

Kombëtarja ka bërë krenarë me miliona shqiptarë mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë mposhtën Poloninë me rezultatin 2-0 dhe tani janë shumë pranë kualifikimit në Kampionatin Europian. Silvinjo ka sjellë një frymë të re në grup, ku shihet qartë se të gjithë funksionojnë së bashku si një trup i vetëm. Harmonia dhe shpirti i sakrificës mbizotërojnë në Kombëtare.

Këtë e tregon edhe veprimi i Etrit Berishës mbrëmjen e sotme. Gardiani shqiptar ishte në stol përballë Polonisë për shkak të një gjendjeje jo të mirë shëndetësore. Por as sëmundja nuk e ndali për të dhënë mbështetjen e tij. Berisha ka matur temperaturën gjatë ndeshjes dhe termometri shënonte 39 gradë. Megjithatë, kapiteni nuk e braktisi anijen. Si një lider i vërtetë, Etrit Berisha qendroi në stol deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online