“Kapiteni ishte xhentëllmen dhe e pranoi”, Jemini i kundërvihet Longos: Ka sharë delegatin e ndeshjes

Lorenc Jemini i jep të drejtë arbitrit në anullimin e golit të Kukësit kundër Egnatias. Në moviolën e bërë gjatë emisionit “Procesi Sportiv”, ish-gjyqtari i Superiores tregon rregulloren për Diego Longon, të cilin gjithashtu e akuzon se ka fyer delegatin e ndeshjes për shkak të vendimit për të anuluar golin.

“Ai nuk e di që topi, në qoftë se e prek me dorë, në çdo lloj pozicioni qoftë dora, është faull. Ai nuk e di këtë. Ai thotë që është goli i rregullt. Është anulluar sepse e ka pranuar vetë lojtari i Kukësit. Xhentëllmen i vërtetë kapiteni.

Këtu ka lindur një polemikë shumë e fortë, sepse trajneri ka bërë debat me delegatin dhe janë sharë. Nga informacionet që kam, ka pasur edhe… Kjo është e papranueshme fare“, ka thënë Lorenc Jemini./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online