Kapiteni i Shalkes: Jemi njerëz, ku t’i çojmë duart?

“Blutë mbretërorë” ankohen për penalltinë e fituar nga Hames në ndeshjen me Bajernin

Teknologjia në futbollin gjerman deri tani nuk ka sjellë thuajse asnjë të mirë. Përkundrazi, polemikat janë shtuar! Të martën, kur po luhej ndeshja Shalke 04-Bajern dhe loja po ecte mjaft mirë, me Bajernin më kërkues, ndodhi “gjëma” e radhës. Në të 23’, Hames Rodrigez fitoi një penallti të diskutueshme në duel me mbrojtësin Naldo, i cili preku topin me krah. Vendimi për penalltinë u mor nga VAR-i (e kthyer në gol nga Levandovski), pra jo thjesht me shikimin e parë të gjyqtarit kryesor. Pikërisht kjo i ka acaruar tifozët e Shalkes, drejtuesit dhe lojtarët. Portieri Ralf Fahrman, kapiteni i bluve, u shpreh shumë i inatosur për episodin. “Nuk e kam me gjyqtarin, por me VAR-in. Kur bazohesh te teknologjia, natyrisht që do i besosh, por penalltia nuk ishte. Ndihemi të penalizuar. Nëse kundër Bajernit të fusin shkopin poshtë rrotave në këtë mënyrë, të vjen keq. Nuk është nevoja që gjyqtarët e tjerë të mblidhen dhe pastaj të japin penallti të tilla. Jemi njerëz, ku t’i çojmë duart?” – deklaroi ai, duke shtuar se topi fillimisht preku këmbën e shokut të tij të skuadrës dhe më pas krahun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online