Kapiteni i Lushnjes vlerëson tri pikët me Besën, Sefa: Ishte fitorja e sezonit

Në ndeshjen e javës së 17-të të Kategorisë së Parë, Lushnja fitoi ndaj Besës. Një sfidë e cila mendohej se do të fliste për skuadrën kavajase. Por kapiteni i skuadrës lushnjare Fajton Sefa, njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i saj me 9 gola, për SportEkspres.com deklaroi se kjo ishte një ndeshje e vlerësuar si një detyrim për fitore dhe vlente sa një sezon, nisur kryesisht nga formula që ka kjo kategori në fazën e tretë.

“Për ndeshjen e djeshme me Besën do të thoja se ajo ishte vlerësuar maksimalisht për tri pikët nga ana jonë, pa e nënvleftësuar asnjëherë kundërshtarin që renditet në vendin e 2-të në Grupin B. Kjo ishte fitorja e sezonit për ne, sepse e siguruam renditjen në pesë skuadrat e para të grupit, dhe në fazën e tretë do të jemi më të qetë”, tha Fatjon Sefa.

Ndërkohë që goleadori lushnjar thekson se, në fazën e tretë do tu jepet më shumë mundësi lojtarëve të rinj e me perspektivë të cilët Lushnja do ti ketë në dispozicion për sezonin e ardhshëm. “Tashmë jemi të qetë në renditje dhe, duke parë përbërjen e skuadrës sonë me futbollistë të rinj, është normale që në fazën e tretë Lushnja tu japim prioritet atyre që duken me perspektivë për këtë skuadër”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *