Kapelo: I thashë Berluskoni të mos e blinte Ronaldon

Histori kurioze nga Italia, me trajnerin e njohur Fabio Kapelo që ishte i ftuar në studiot e Sky Sport, ku rrëfeu shumë histori interesante nga karrierën e tij.

Një prej tyre lidhet me Ronaldo brazilianin, lojtar të cilin Kapelo e pati edhe në Madrid, por e largoi, sepse ishte thuajse 100 kilogramë. Për Ronaldon Kapelo thotë se është futbollisti më i mirë në botë, në absolut, edhe pse dëmtimet i shkatërruan karrierën.

Ndërkaq, Kapelo zbulon edhe një prapaskenë interesante: “Në vitin 2007 Berluskoni me telefonoi dhe më kërkoi një opinion për Ronaldon. I thashë që nuk ia vlente, pasi kishte pasur probleme pa fund me dëmtimet dhe nuk ishte me në kulmin e vet. Një ditë më pas Berluskoni e bleu”.

Ronaldo luajti vetëm një sezon te Milani, duke shënuar 9 gola në 20 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online