Partizani nuk po kalon momente aspak të mira, pasi ekipi është përfshirë në një kaos të pakuptimtë. Afrime dhe largime brenda verës, rasti i Nikoliçit, Çani është i dënuar, ndërsa nuk ka asnjë afrim me peshë, përveç Rubin Hebajt.
Të kuqtë morën vesh ditën e djeshme dhe largimin e Besart Abudrahimit. Ky i fundit nuk u stërvit me skuadrën dhe u rikthye në shtëpi, do të prishë kontratën. E gjitha kjo nuk është pa shkak, pasi sulmuesi duket se do të mbetet jashtë planeve të “demave”.
Drejtuesit po mendojnë të afrojnë një lojtar tjetër në sulm dhe kjo sposton më shumë Abdurahimin. Ky i fundit nuk e ka pranuar diçka të tilla dhe ka menduar të largohet në kërkim të një ekipi tjetër. Drejtuesit e kuq duan të afrojnë një sulmues me eksperiencë që të mbështesë si duhet 20-vjeçarin e sapoafruar shkodran. Kjo sposton më shumë shqiptaro-maqedonasin që i ka dhënë zgjidhje duke u larguar.