Shkëndija mund të hakmerret për Kukësin, Sherifi është i kalueshëm!

Shkëndija është ekipi i dytë më i suksesshëm shqiptar në Europë pas Skënderbeut. Disa mund të kundërshtojnë, pasi korçarët kanë patur fat në short, ndërsa tetovarët janë përballur me skuadra “big”. Kujtojmë vitin e kaluar që luajtën kundër Milanit në Europa League.

Këtë herë, skuadra tetovare fitoi gjithçka në Maqedoni dhe po luan në Champions League. Në turin e parë e kaluan Nju Saints. Një sfidë me dy fytyra, pasi ndeshjen e parë e fituan me rezultatin 5-0, ndërsa në Uells humbën me rezultatin 4-0.

Në turin e dytë të Champions Leagues, Shkëndija ka gjetur përballë Sherif Tiraspolin. Takimi i parë u mbyll me fitoren 1-0 në stadiumin “Filipi II”, në Shkup. Sot do të luhet sfida e kthimit me tetovarët që do të kërkojnë të arrijnë rekordin historik dhe të kalojnë në turin tjetër. Takimi nis prej orës 19:00. Moldavët nuk janë të pakalueshëm, pasi dhe vjet u kualifikuan me fat kundër Kukësit. Forca çuna, ju mund t’ia dilni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online