Sjellja kundër shqiptarëve, legjenda e Milanit ia plas të vërtetën në fytyrë serbëve: Nuk ma mbush dot njeri mendjen…

Nga Klaudio Ndreca

Në Serbi vazhdon të duartrokitet dhe të quhet një akt i detyrueshëm dhe patriotik braktisja e ndeshjeve nga ana e sportistëve, sa herë që do të përballen me një ekip nga Kosova. Kjo do të ndodhte edhe me përballjen që kishin dardanët me Malin e Zi. Trajneri i kësaj Kombëtare ishte asokohe serbi Ljubisa Tumbakovic, ku së bashku me disa lojtarë që kishin origjinë serbe e braktisën këtë ndeshje.

Fillimisht ata pranuan që të luanin ndaj Kosovës, por pas presioneve të shumta dhe etiketimeve si “tradhtarë” që po merrnin nga atdheu i tyre, do të ndërronin menjëherë qëndrimin në orët e fundit. Këtë nuk e ka falur legjenda e Milanit dhe njëkohësisht kreu i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Savicevic, që e ka shkarkuar trajnerin menjëherë nga detyra. Kur i është rikthyer së fundmi ngjarjes së ndodhur, Savicevic e ka etiketuar sjelljen e serbëve si të pashpjegueshme në një kohë që Vucic po negocion për Kosovën.

“Ne kishim biseduar disa herë së bashku. E dija që do të ekzistonte një problem dhe kishim folur disa herë rreth kësaj teme. “Unë jam ende profesionist dhe e di se çfarë do të bëj”. Më ka thënë disa herë këtë gjë trajneri dhe kështu u konsumua kjo bisedë, duke pranuar që të jetë në stol. Pastaj, vetëm pak orë para ndeshjes erdhi një vendim patriotik. Mua më duket e gjitha kjo e rreme. Sigurisht që për mua ishte e pakëndshme situata që na ndodhi me Kosovën përpara 1 vite. E shoh si politikë të pastër.

Nëse femrat mund të ndeshen në hendboll kundër ekipeve të Kosovës, përse nuk na qenka problem? Përse është problem kur Mali i Zi do të luajë kundër Kosovës në futboll? Për këtë nuk ma mbush dot askush mendjen.

Serbia nuk do të luajë asnjë ndeshje të vetme në sport kundër Kosovës. Në rregull! Por ju po e shihni sesi po negocion Vucic dhe me shumë mundësi po bënë gjënë e duhur. Ne jemi një shtet i pavarur dhe luajmë në UEFA dhe FIFA. Ky grup na kishte rënë dhe askush nuk na pyeti. Por më vjen keq që shkova deri në këtë pikë. E di që kam të drejtë për këtë pjesë dhe nuk po them asnjë gënjeshtër. E vërteta është në anën time”, u shpreh Savicevic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online