Nga Klaudio Ndreca
Një situatë të pazakontë ka sjellë Koronavirusi në futboll duke mbyllur të gjitha kampionatet në Europë. Fatmirësisht sporti më i dashur është kthyer, por në të njëjtën kohë po rikthehen edhe tifozët në stadiume, sigurisht që me rregullat e përcaktuara.
Në finalen e djeshme në Danimarkë mes Alborg dhe Sonderjyske do të gjendeshin edhe sportdashësit, rreth 1.750 të tillë. Arbitri e ka ndaluar lojën për 13 minuta pasi pa që një grup i tifozëve ultras nuk po respektonte distancën nga njëri-tjetri, duke qëndruar afër. Më tepër sesa 40 tifozë janë nxjerrë jashtë nga stadiumi falë policisë, e cila madje i ka shoqëruar edhe autobuzin me të cilin do të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Pra edhe rikthimi i tifozëve në stadiume nuk do të jetë një sfidë e lehtë për t’u mësuar me realitetin e ri. /Sport Ekspres/