E bujshme/ Kristal Abazaj mund të shkojë në Poloni, zbulohet edhe emri i skuadrës që e dëshiron

Nga Klaudio Ndreca

Jo gjithmonë e ka një shans të dytë që të jepet, por Kristal Abazaj e ka fituar atë. Pasi nuk arriti atë që dëshironte në Europë teksa do të largohej nga Shqipëria, u rikthye sërish në bazën e Superiores, për t’u rindezur edhe njëherë tjetër.

Një veprim i zgjuar i Anderleht që zgjodhi ta huazonte sërish në një ekip shqiptar që Abazaj të rifitonte besimin në vetvete dhe të shënonte gola, ndërsa në këtë mënyrë do të rritej edhe interesimi për të.

Në orët e fundit është hedhur edhe një pistë e re për sulmuesin e Kukësit që do të largohet nga verilindorët me përfundimin e sezonit. Gazetari polak Jerzy Chwalek raporton se ekipi i Lechia Gdansk dëshiron të marrë shërbimet e Kristal Abazajt. Në ditët në vazhdim do të kemi të reja të tjera në lidhje me këtë pistë të mundshme, ndërsa Lechia ndodhet në vendin e pestë të elitës në Poloni dhe kërkon pjesëmarrjen në “Europa League”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online