Zbulohet ekipi gjerman që dëshiron Klaus Gjasulën, ata që shkatërruan veten për t’i hapur rrugë…Werder Bremenit!

Nga Klaudio Ndreca

Klaus Gjasula është larguar nga Bundesliga me Paderbornin menjëherë pasi u ngjitën në elitë, duke mos bërë dot rezistencë për asnjë vit të vetëm. Gjithsesi mesfushori e ka lënë emrin në historinë e kampionatit gjerman duke grumbulluar më shumë kartonë të verdhë se të tjerët ndër vite.

Sa i përket të ardhmes, “Kicker” raporton se te Duseldorfi po interesohet për këtë mesfushor. Kjo skuadër e dëshiron në ekip Gjasulën për ta pasuruar më tepër organikën e saj, por nga ana tjetër nuk mund t’i japë sërish Bundesligën.

Në fakt Duseldorfi kishte edhe rastin më të çuditshëm teksa në ndeshjen e fundit në elitën gjermane duhej vetëm të fitonte për të shpëtuar veten nga rënia ndaj Union Berlinit. Por atje do të humbisnin me shifrat 3-0 duke i hapur rrugë Werder Bremenit që të shpëtonte për të kaluar në “Play-Out”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online