Sfida e Europa League mes Vorskla Poltavës dhe Karabagut të Ansi Agollit u ndal për 10 minuta në pjesën e dytë, për shkak të fishekzjarrëve dhe tymuesve që u ndezën nga tifozët vendas, duke mbuluar fushën dhe tribunat.
Situatë kaotike, me një tymnajë të madhe që pushtoi stadiumin, ndaj arbitri i ndeshjes ndali sfidën, derisa u rikthye normaliteti.
Ndeshja u ndal kur Karabag kryesonte 1-0 dhe nuk pati më gola as pas rifillimit të takimit. Me këtë fitore Karabag merr pikët e para në grup, por kualifikimi duket mision i pamundur.
#UEL match #Vorskla v #Qarabag was suspended, because of the piroshow in the stands pic.twitter.com/9FJDmkiX5T
— Hrach Khachatryan (@hrachoff) November 8, 2018