Kane zbulon objektivin e Anglisë: Mesi dhe Ronaldo të pakrahasueshëm

Anglia pret Spanjën sonte në “Wembley” për Nations League dhe Herri Kejn dëshiron ta nisë mbarë kompeticionin, që është një objektiv i kombëtares angleze.

“Me këtë format të ri, kemi mundësinë të fitojmë një turne. Kemi fituar të fundit në vitin 1966 (Kupa e Botës), ndërsa sot objektivi ynë kryesor është fitimi i Nations League. Dua të vazhdoj të luaj dhe për 10 vite të tjera dhe shpresoj që të vazhdoj të përmirësohem. Mesi&Ronaldo? Është e vështirë të krahasohesh me ta. Do të ketë një atmosferë të shkëlqyer sonte në stadium dhe shumë fëmijë do të zbaviten gjatë kësaj dite të shkëlqyer.

Zhvilluam një Kupë Botë shumë të mirë, por mund të përmirësohemi. E kam riparë ndeshjen me Kroacinë dhe kam kuptuar që ka shumë lëvizje dhe disa faza të lojës, në të cilat duhet të përmirësohemi”, përfundon 25-vjeçari i Totenhemit, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i Botërorit të Rusisë me gjashtë gola të shënuar, çmim që do i dorëzohet përpara fillimit të sfidës së sotme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *