Kanë nisur kontaktet me lojtarin e Kukësit, Shkëndija e gjen pasuesin e Micit në Superiore

Në Tetovë kanë nisur të mendojnë për merkaton. Gledi Mici nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës, prandaj kuqezinjtë kanë përveshur mëngët për të gjetur zëvendësuesin e tij. Pasardhësin duket se e shohin sërish në Superiore, ku i kanë vënë syrin lojtarit të Kukësit, Emiljano Mustës. Ky i fundit mund të luajë në krahun e majtë të mbojtjes, si edhe në mesfushë, duke qenë kështu alternativa ideale për skuadrën e udhëhequr nga Ernest Gjoka.

Sipas “ABC News”, klubi i Shkëndijës ka nisur kontaktet për ta veshur Mustën kuqezi. Lojtari elbasanas ka refuzuar të aktivizojë zgjatjen automatike të kontratës me verilindorët, pavarësisht se Kukësi i ka ofruar rinovimin. Një lëvizje kjo e lojtarit që rrit edhe më tepër shpresat te Shkëndija, pavarësisht se pas Mustës qendrojnë edhe dy klube të tjera dhe do të jetë ai që do të thotë fjalën e fundit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online