Kanë nisur bastet sportive për largimin e Kumbullës në Itali! Po jep provimet e fundit me Murinjon, koeficienti i shkon në 1.85

Marash Kumbulla është duke dhënë provimet e fundit me Murinjon. Mbrojtësi shqiptar është aktivizuar si titullar në 4 miqësoret e fundit nga 5 që ka zhvilluar Roma në total. Madje edhe në ndeshjen e munguar, mbrojtësi shqiptar është aktivizuar në minutën e 46 të takimit.

Por Roma e ka humbur të vetme miqësore të vërtetë, atë ndaj Kadiz në shifrat 0-3. Në Itali presin që Kumbulla të largohet në merkaton e janarit. Madje “Calciomercato” tregon se kanë nisur edhe bastet sportive për një variant të tillë, ku sipas “Snait”, koeficienti i largimit të Kumbullës shkon në 1.85. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online