Familja është pajtuar me fundin e trishtë të legjendës së futbollit: Është përgatitur lamtumira, Pele do të ndërrojë jetë brenda pak kohësh

Pele është në gjendje të rëndë dhe dita-ditës po dalin pamje tronditëse që tregojnë se legjenda e futbollit është në “frymën e fundit”. Sëmundja e rëndë që e kapluar duket se do t’i japi goditjen e fundit.  Vajza e ish-futbollistit, Kely Nascimento, raporton rregullisht për gjendjen e babait të saj. “Ne jemi në luftë dhe ende me besim. Edhe një natë bashkë”, ka shkruar ajo së fundmi.

Armando Villota Esparza, kreu i organizatës për të drejtat e njeriut AGORA Club, tha se këto ishin momentet e fundit të jetës së legjendës. Familja e tij tashmë është pajtuar me fundin e hidhur. “Pelé do të largohet nga ne së shpejti, familja e tij ka publikuar disa foto nga lamtumira e tij, ata e dinë se vdek.ja e tij është e afërt. Jeta e tij po merr fund, por trashëgimia e tij do të jetë e përjetshme”, shkroi Esparza në Tëitter, së bashku me një foto të 82-vjeçarit në një shtrat spitali. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online