Kanë mbërritur provat e para konkrete dhe transferimi i Mbappes te Real Madrid duket si një punë e përfunduar

Reali është ende favoriti më i madh për të sjellë një prej futbollistëve më të mirë të ditëve të sotme. Spanjollët pretendojnë se Florentino Perez po përgatit gjithçka të nevojshme për transferimin dhe tashmë ka caktuar një bisedë telefonike me Mbappe.

Zërat për transferimin e Mbappes te Reali janë intensifikuar dhe tani sidomos pas lëvizjes së nënës së tij Fayza Lamari. Sipas El Chiringuit, ajo tashmë ka rezervuar një apartament, pasi pret që djali i saj të ndryshojë ambient. Nëse zhvendosja ndodh, kampioni i botës do të qëndrojë në Moraleja, një rajon në veri të kryeqytetit spanjoll. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online