Marash Kumbulla i pafat, humbet ndeshjet e Ligës së Kombeve me Kombëtaren kuqezi

0

Kombëtarja shqiptare e futbolli është duke kryer përgatitjet e nevojshme për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë. Grupi është stërvitur nën urdhërat e Edi Rejës në ambientet e kompleksit ”Tropikal”, ku ka parë edhe gjendjen e lojtarëve kuqezinj.

Por një lajm i keq vjen për talentin që u kthyer në kryefjalën e kësaj vere, Marash Kumbulla. Mbrojtësi ka qenë i pafat këtë herë, teksa ka humbur mundësinë për të qenë në fushë në ndeshjet e radhës.

Trajneri Reja njoftoi gjatë konferencës për shtyp se lojtari pësoi një dëmtim, ndërsa ditën e sotme FSHF bën me dije se Kumbulla nuk mund të rikuperohej në kohë për Bjellorusinë dhe Lituaninë. Për këtë arsye talenti shqiptar ka lënë grumbullimin me Kombëtaren dhe udhëton drejt Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi nga FSHF:

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në kuadër të dy ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve (Nations League) kundër Bjellorusisë (4 shtator) dhe Lituanisë (7 shtator).

Trajneri Edoardo Reja zhvilloi një seancë të plotë me të gjithë grupin e lojtarëve të ftuar për këto dy sfida në kompleksin “Tropikal” në Durrës dhe pa për herë të parë nga afër gjendjen e tyre pas një periudhë të gjatë ndërprerje të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Ndërkaq, zyra e shtypit në FSHF konfirmon mungesën e Marash Kumbullës për këto ndeshje për shkak të një dëmtimi. Kësisoj, mbrojtësi është larguar nga grumbullimi pas marrjes së rezultateve mjekësore. Programi stërvitor i Kombëtares do të vijojë normalisht.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.