West Ham do të përballet me Eintracht Frankfurtin në gjysmëfinale të Europa League-s. Klubi gjerman mbërriti deri në këtë fazë duke eliminuar një emër të madh si Barcelona. Por më tepër së sa për rezultatit sfida mes këtyre kuadrave u përfol për atë çfarë ndodhi në tribunë. “Camp Nou” ngjasonte më tepër si shtëpia e skuadrës nga Frankfurti. Stadiumi u mor nën kontrollë nga tifozët gjermanë, të cilët “pushtuan” tribunat, duke shënjuar kështu një nga turpërimet më të mëdha për Barcelonën.
Duke marrë shkak prej kësaj ngjarjeje, West Hami ka vendosur të reagojë zyrtarisht. Anglezët i tremben një skenari të njëjtë si me Barcelonën, prandaj kanë njoftuar se tifozët nga Gjermania që nuk kanë të tyren një biletë nuk do të lejohen të hyjnë në staduim.
“Tifozët tanë ishin gurthemeli i rezultateve që arritëm këtë sezon dhe shpresojmë se do të vazhdojë kështu. Tifozët nga Gjermania që nuk e bënë blerjen, për fat të keq, nuk do të mund të hyjnë në stadium”, ka njoftuar klubi i West Ham-it./Elio Hajdari-Sport Ekspres/